Suedia shënon rekordin e infektimeve, kurse Italia rekordin e viktimave

Suedia shënon rekordin e infektimeve, kurse Italia rekordin e viktimave

07:29, 28/10/2020

Strategjia pandemike e Suedisë ka tërhequr vëmendjen globale. Në këtë shtet dje janë regjistruar 1,870 raste të reja të koronavirusit, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik.

Kjo rritje krahasohet me 1.698 raste të reja ditore që ishin regjistruar në fund të qershorit. Agjencia tha se kulmi gjatë pranverës ishte ndoshta shumë më i lartë, por nuk kishte testime të mjaftueshme.

Në Itali ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar plot 21 994 raste të reja me koronavirus  që janë raportuar 221 viktima, shifra më e lartë e javëve të fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco