Alarmon ministri: Kosova rrezikon rikthimin e karantinës

Alarmon ministri: Kosova rrezikon rikthimin e karantinës

21:34, 26/10/2020

Ministria e Shëndetësisë ka filluar të shqyrtojë masa të reja për parandalimin e përhapjes më të madhe të koronavirusit në Republikën e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar.

Por, megjithatë gjithçka varet nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend.

“Masat si mbyllja e kufijve, kthimi i personelit shëndetësor në pikat kufitare, kufizimet në numrin e pjesëmarrësve në takime të ndryshme, kufizime të lëvizjeve në zonat më të prekura dhe disa të tjera janë masat e radhës, në shqyrtim, varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend”, tha Zemaj në një intervistë për Arbresh.info.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco