A po mbyllet prapë Kosova? Sadiku e Hoti, tregojnë për Syri.net

A po mbyllet prapë Kosova? Sadiku e Hoti, tregojnë për Syri.net

12:22, 26/10/2020 Nga B.T.

Për shkak të rritjes se rasteve me Covid në Kosovë, institucionet pritet të rikthejnë masat kufizuese siç po ndodh nëpër Evropë.

E masat e institucioneve qendrore pos që zbatohen në masë të madhe në kryeqytet,  situata e zbatimit të tyre është krejt ndryshe në komunat tjera, ku ka një zbatim tejet të ulët.

Numri i të infektuarëve gjatë 24 orëve të fundit ishte 186, derisa janë raportuar dy raste të vdekjes.
 
Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike numri total i rasteve pozitive është 17 mijë  e 943 raste nga 87 mijë e 147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes. 

Infektologu Izet Sadiku, tha për "Syri.net"  se duhet analizuar situata epidemiologjike, kapaciteteve shëndetësore e infrastukturore. E  në bazë të tyre analizave të bëhen kufizime e mbyllje të pjesërishme  të disa veprimtarive e institucioneve të cilat  janë burime të përhapjes së pandemisë, por  jo të shkohet në  mbyllje të përgjithshme.

Ai tregoi se ka rritje edhe të testimeve, ku tash rreth 15- 18 për qind e testeve dalin pozitive, derisa më parë kishte testime më pak  e më shumë raste pozitive rreth 50 për qind.  

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, tha për "Syri.net", se situata epidemiologjike në përgjithësi dhe indikatorët përkatës janë duke u monitoruar dhe përcjellë nga IKSHPK-ja dhe MSH-ja.

Sipas tij rritja  e numrit të rasteve me Covid në rajon dhe në Evropë nuk e përjashton mundësinë e ndërmarrjes së masave të reja, që munden me u shoqërue me kufizime të ndryshme, por për këto masa vendos Qeveria sipas rekomandimeve që i shkojnë nga MSh e IKSHPK.

"Tash per tash në fuqi mbesin masat e 25 shtatorit 2020 të Qeverisë së Kosovës dhe ato të MSh-së të bërë të dituara përmes qarkores informative 01/2020", tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco