Rekord viktimash në Britani/ Konfirmohen 19,790 raste të reja me Covid-19

Rekord viktimash në Britani/ Konfirmohen 19,790 raste të reja me Covid-19

19:34, 25/10/2020

Britania ka regjistruar 151 vdekje nga Covid-19 ditë e sotme, më shumë se dyfishi i totalit të së dielës së kaluar.

Rreth 19,790 njerëz testuan pozitivisht për koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar sot, duke shënuar një rritje prej 16.5 përqind nga 16.982 raste të raportuara të dielën e kaluar.

Megjithatë, numri i vdekjeve është ngritur në qiell me 125 përqind krahasuar me 67 vdekje të raportuara javën e kaluar.

Raportimi i sotëm me 151 vdekjet nga Covid-19 në të gjitha mjediset, duke përfshirë spitalet, shtëpitë e kujdesit dhe komunitetin më të gjerë është numri më i lartë i të dielave që nga 24 maj.

Shifrat të dielën janë zakonisht më të vogla për shkak të një vonese në përpunimin gjatë fundjavës.

Uells raportoi 1,104 teste pozitive Covid-19 sot së bashku me pesë vdekje të reja. Skocia raportoi 1,303 raste dhe një vdekje.

Irlanda e Veriut ka shënuar tetë vdekje nga Covid-19 dhe 896 raste të reja.

Këto shifra vijnë pasi një rekord prej 26,680 raste u raportuan të mërkurën, ndërsa numri më i lartë i vdekjeve ditore ishte javën e kaluar me 241 viktima të martën./ Dailymail/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco