50 urgjenca në pak orë/ Urdhri i Manastirliut për mjekët: Lironi shtretërit në spitalet Covid

50 urgjenca në pak orë/ Urdhri i Manastirliut për mjekët: Lironi shtretërit në spitalet Covid

17:04, 25/10/2020

Prej orës 22:00 të mbrëmjes së të premtes Spitali Infektiv në Tiranë nuk ka asnjë shtrat të lirë për të trajtuar qytetarët me koronavirus.

Që nga kjo orë të gjitha urgjencat kanë kaluar në spitalin Covid-2, tek Sanatoriumi.

Burimet kanë bërë me dijë për SYRI.net se të premten janë shtruar 25 pacientë të rinj, ndërsa të shtunën janë shtruar 22 pacientë, të gjithë në Sanatorium sepse Infektivi nuk ka më vend.

Nisur nga kjo situatë e rëndë, kreu faktit i Komitetit të Ekspertëve Edi Rama me anë të ministres së tij të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në vend që të hapin spitalin Covid-3, sot ka vrapuar tek Spitali Infektiv që me anë të propagandës të na thotë se gjendja është nën kontroll.

Por në fakt, ministrja aty ka shkuar me një kërkesë të qartë: të lirohen shtretër dhe të nxirren nga spitali, pacientët që janë stabilizuar.

Në vend që ministrja të na thotë të vërtetën, vazhdon duke propaganduar se situata e Covidit është nën kontroll dhe se janë gati disa skenarë. Se cilët skenarë, ministrja as nuk i tha dhe besohet se as nuk ka se çfarë të thotë.

Nga burimet mësohet se ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë ditës së nesërme do të inspektojë Spitalin Covid 2, Sanatoriumin.

Por ajo që do të kërkojë ministrja i kalon kufijtë e normales.

Mësohet se që sot është kërkuar që nga shefat e shërbimeve të bëhet lista e paciantëve që janë stabilizuar, por jo shëruar dhe të nxirren nga spitali.

Kjo lëvizje ndërmerret për të liruar vende tek Sanatoriumi, për urgjencat e reja, që pritet të shtohen gjatë së hënës dhe ditëve të ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco