Presidenti i Polonisë rezulton pozitiv me Covid 19

Presidenti i Polonisë rezulton pozitiv me Covid 19

17:01, 25/10/2020

Presidenti polak Andrzej Duda ka rezultuar pozitiv me koronavirus ka njoftuar zëdhënësi I tij dhe gjendja paraqitet e stabilizuar.

"Presidenti ndihet mirë," tha Spychalski. "Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet përkatëse mjekësore".

Nuk ishte e qartë kur Duda ishte infektuar. Ai ndoqi një forum investimesh në Talin të hënën ku u takua me Presidentin Bullgar Rumen Radev, të cilit më vonë iu desh të izolohej pasi ishte në kontakt me një person tjetër me virusin në vendin e tij.

Të Premten, presidenti vizitoi Stadiumin Kombëtar në Varshavë, i cili është duke u shndërruar në një spital fushor për të ndihmuar institucionet shëndetësore të përballojnë rastet e shtuara të shtrimeve në spital pas valës së dytë të pandemisë.

Mjekët thonë se pacientët tani po vdesin jo vetëm nga COVID-19 por nga sëmundje të tjera që spitalet e mbingarkuara nuk janë në gjendje të trajtojnë.

Qeveria po përgatitet të hapë spitale në terren por nuk është e qartë se ku do të gjejë mjekët dhe infermierët për ti vënë në dispozicion të pacientëve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco