E rëndë/ Nëna në Itali braktis foshnjën e porsalindur në spital pasi u infektua Covid 19

E rëndë/ Nëna në Itali braktis foshnjën e porsalindur në spital pasi u infektua Covid 19

12:57, 23/10/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, Sicili, ku një nënë ka braktisur foshnjën e saj të porsalindur pasi ishte infektuar me Covid 19.

Gruaja dhe vajza e saj dolën pozitive për Covid-19 javën e kaluar dhe ajo e çoi fëmijën në A&E në Spitalin Di Cristina në Palermo, Siçili.

Menjëherë pasi mjekët e kanë marrë për trajtim foshnjën nëna është larguar nga ambientet e spitalit dhe nuk është rikthyer më.

Sipas gazetës La Repubblica nënë kishte shkuar në spital me një makinë të policisë dhe nuk dihen rrethanat e largimit të saj.

Stafi mjekësor u përpoq të kontaktojë nënën për ditë të tëra,' i tha gazetës mjeku Marilu Furnari.

"Por ne nuk ishim në gjendje të lidheshim me atë. Në atë moment ne thirrëm policinë dhe u thamë atyre se vajza e vogël mund të ishte braktisur. '

Policia po rishikon imazhet CCTV të A&E, si dhe po merr deklarata të dëshmitarëve, me shpresën për të gjurmuar gruan, ndërsa I porsalinduri është shëruar nga Covid 19 prej disa ditësh.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco