Covid pushton Evropën: Numër rekord të infektuarish në disa shtete, shtohen kufzimet

Covid pushton Evropën: Numër rekord të infektuarish në disa shtete, shtohen kufzimet

12:46, 23/10/2020

Evropa është zyrtarisht duke u përballur me valën e dytë të koronavirusit. Një numër i madhe shtetesh janë duke regjistruar shifra rekord rastesh të reja ndërsa po vendosen edhe masa të reja kufizuese me qëllim përmbajtjen e përhapjes së virusit.

Në Greqi hynë në fuqi të shtunën masat e reja anti-Covid ndërsa Italia prej disa ditësh tashmë ka shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur masa të reja shtrënguese. Gjermania nga ana tjetër, regjistron në ditën e dytë radhazi mbi 10,000 raste ditore me Covid-19, shkruan abcneës.al

Ndërkohë, Spanja dhe Franca e kanë tejkaluar tashmë shifrën e 1 milion të infektuarve që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Konkretisht, Franca numëron 1,041,991 të infektuar ndërsa Spanja 1,026,281 raste.

Ndërkohë, Qendra Evropoane për Kontrollin e Sëmundjeve ka publikuar një hartë lidhur me situatën epidemiologjike në kontinentin e vjetër. Siç duket edhe nga harta, Evropa tashmë është “skuqur” sërish.

Treguesi i përbërë i përdorur nga ECDC (numri rekord i rasteve për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit dhe i kombinuar me përqindjen e testeve pozitive) reflekton si shkallën e përhapjes së sëmundjes, ashtu edhe depërtimin e mundshëm të komunitetit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco