12 nxënës e 13 mësimdhënës të prekur me koronavirus në këtë komunë

12 nxënës e 13 mësimdhënës të prekur me koronavirus në këtë komunë

12:49, 23/10/2020

Pas rikthimit të infeksionit në komunën e Gjilanit, kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri, ka ftuar qytetarët që t’i mbajnë maskat në rrugë, lokale e në punë, në mënyrë që t’i evitojnë gjobat dhe t’i kthehen solidaritetit e lojalitetit.

Këto komente, kreu i Gjilanit i ka bërë në një konferencë për media, pas takimit të Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Gjilani ka realizuar 4200 teste në këtë fazë pandemie dhe deri sot fatkeqësisht janë 48 vdekje nga COVID-19, 165 raste janë aktive dhe nën mbikëqyrje nga institucionet tona,, 1229 janë të infektuar në total, 1015 të shëruar, 12 raste janë në hospitalizim dhe 178 mostra janë në pritje për rezultat”, ka thënë Haziri, teksa ka njoftuar se pas disa rasteve pozitive në shkolla, nuk ka vend për shqetësim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco