‘Një pluhur i verdhë fryn nga Kina dhe po sjell koronavirusin’

‘Një pluhur i verdhë fryn nga Kina dhe po sjell koronavirusin’

09:18, 23/10/2020

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e vendit komunist që të mos dalin jashtë pasi një ‘pluhur i verdhë ‘ po fryn nga Kina dhe mund të sjellë koronavirusin.

Sipas BBC, rrugët e kryeqytetit ishin thuajse bosh të enjten pas paralajmërimit.

Shteti komunist pretendon se nuk ka asnjë rast me koronavirus, por ka qenë në nivel të lartë alarmi që nga janari.

BBC raporton se nuk ka asnjë lidhje të njohur mes pluhurit të rërës dhe Covid-19.

Megjithatë ky nuk është i vetmi vend që sugjeron diçka të tillë.

Në Turkmenistan po ashtu u lajmërua se erërat e ngarkuara me pluhur rëre mund të sjellin virusin, ndaj qytetarët duhet të mbajnë maskë.

Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se koronavirusi mund të mbetet në ajër për disa orë. Megjithatë ata thonë se ndodh shumë rrallë që dikush të infektohet në këtë mënyrë, sidomos në ambientet e jashtme.

Mënyra kryesore për t’u infektuar është duke qëndruar pranë personave të infektuar, të cilët shpërndajnë stërkla përmes kollës, teshtimës apo të folurës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco