Ish-ministri: Vaksina Covid po troket në derë, Rama po trajton Shqipërinë si ‘Fundin e Botës’

Ish-ministri: Vaksina Covid po troket në derë, Rama po trajton Shqipërinë si ‘Fundin e Botës’

16:40, 22/10/2020

Ish-Ministrisë i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka kritikuar qeverinë përsa i përket punës për të siguruar vaksinën Anti-Covid, që sipas tij është e fundit në Evropë, ndërkohë që vendet e tjera kanë lidhur kontratat.  

‘Vaksina Covid tashmë po troket në derë.

Kompania gjermane Biotech do të dorëzojë dosjen e asaj vaksinë komisionit CHMP te EMA për certifikim të përshpejtuar me 13 nentor.

Pfizer do të filloje po rreth kësaj date procedurën urgjente me FDA.

Po kështu po avancon edhe AstraZeneca, aq sa Greqia që ka kontraktuar miliona doza me atë ka njoftuar personelin e saj mjekësor me risk që të jetë në gadishmëri për të filluar vaksinimin në dy javët e para të dhjetorit.

Të njëjtën gjë po bëjnë dhe shtete të tjera europiane, që kanë kontraktuar tashmë dhjetra miliona doza direkt me prodhues potencial.

Ndërsa Qeveria Rama mburret vetëm me faktin e depozitimit sot në Kuvend të projektligjit për të marrë vaksinën nga agjensia COVAX.

Agjensia Covax, siç e kam shpjeguar, është një agjensi e krijuar nga OBSh etj për të krijuar një balancim në shpërndarjen e kësaj vaksinës kryesisht për vendet jo të zhvilluara. BE e ka financuar atë me 400 M E, pra as për 20 milion njerëz, ndërsa ShBA e kanë bojkotuar si të pabesueshme.

Kjo agjensi zotohet të sigurojë dozat e vaksinave vetëm për 20% të popullësive të vendeve që do të aderojne si Shqiperia dhe me afat kohor deri në fund të 2021.

A e kupton kjo Qeveri sa larg jemi: Kësaj i thonë “prit gomar të mbijë bar” dhe vetëm për një “tufe bar” kjo!

E njëjta gjë po ndodh tek ne dhe me vaksinat për gripin sezonal, që Rama u angazhua t’i sjellë me rrugë të ngjashme, por pa sqaruar kur do të arrijnë në vendin tonë e në sa transhe dot të sillen, a janë të certifikuara nga komisionet e EMA apo të FDA etj.

Sasia e tyre e ardhur deri më sot është vetëm një “pike në oqean”, kur nëntori po troket!

Dikush duhet t’i shpjegojë kryeministrit se Shqiperia ndodhet në Europë e ai duhet të sillet me shqiptarët si qeveritë e këtij kontinenti, që e kanë kontraktuar tashmë direkt me prodhuesit vaksinën COVID për popullsitë e tyre, ose së paku ta bënte këtë nëpërmjet atyre vendeve…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco