Malisheva me 15 raste aktive e 24 vdekje

Malisheva me 15 raste aktive e 24 vdekje

15:27, 22/10/2020

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person i cili ka qenë i prekur me covid-19, është shëruar, ndërsa është regjistruar një rast i ri.

Këto të dhëna janë të konfirmuara në rrugë zyrtare të komunikimit të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rast i ri i regjistruar sot, është nga fshati Gollubovc, ndërsa numri i rasteve aktive është 15 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, është kjo: të regjistruar me covid-19 janë 268 persona, prej tyre 229 janë shëruar plotësisht, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë edhe 15 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco