Bruksel - Bashkimi Evropian është gati t’i heqë Kanadanë, Gjeorgjinë dhe Tunizinë nga "lista e bardhë" e shteteve nga të cilët udhëtarët mund të vizitojnë bllokun pa kufizime për COVID, si karantinat ose testimet e detyrueshme dhe në këtë listë shton Singaporin.
Në një takim të ambasadorëve nga 27 vendet e BE të mërkurën u vendos të hiqeshin tre shtetet, për shkak të rritjeve të ndjeshme të infeksioneve COVID-19 atje, ndërsa situata në Singapor ishte përmirësuar. Kjo do të thotë që udhëtarëve nga këto tre shtete do t'u duhet t'i nënshtrohen kufizimeve të lidhura me Covid-19, si teste apo karantinë e detyrueshme.
Propozimi do të zyrtarizohet deri në fund të javës për sa kohë që asnjë nga 27 vendet e BE nuk e kundërshton, thanë dy diplomatë të BE që kishin dijeni.
Pas ndryshimeve, lista do të përbëhet nga nëntë vende: Australia, Kina, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut, Tailanda dhe Uruguai.
© SYRI.net