Intensifikohen angazhimet për zbatimin e masave kundër Covid-it

Intensifikohen angazhimet për zbatimin e masave kundër Covid-it

14:04, 22/10/2020

Në Ministrinë e Shëndetësisë është organizuar takimi koordinues për angazhimet në intensifikimin e punëve në zbatim të masave Anti-Covid19, ku ishin edhe  ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave Sazan Ibrahimi, kryeinspektori i Tregut  Lulzim Syla, ai i Farmaceutik Shaban Osmanaj, Kryesuesi i Kolegjiumit të Inspeksioneve Komunale të Kosovës Adonis Tahiri dhe përfaqësuesit nga AVUK-ut. 

Ata thanë se inspektimet do të koordinohen me policinë, inspektorët komunalë, si dhe me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe në kuadër të këtij angazhimi, do të ketë inspektime edhe në institucionet e të gjitha niveleve - është vlerësuar në këtë takim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco