Rrëfimi prekës i zyrtarit të VV-së që mezi i mbijetoi koronavirusit

Rrëfimi prekës i zyrtarit të VV-së që mezi i mbijetoi koronavirusit

12:59, 22/10/2020

Rrëfimet e tmerrshme që vinin nga bota në fillim të pandemisë COVID-19, në njërën anë dukeshin drithëruese, por, nga ana tjetër shumë larg për t’i përjetuar.

Por, kur kjo pandemi arriti edhe në Kosovë dhe kur sheh njerëz të rrethit me të ngushtë duke u përballur me virus, pasthirrmat dhe ulërimat e tyre nga dhimbjet, njeriu kupton se ky është një realitet që duhet pranuar, përballur e më pas duhet kaluar, me cilindo rezultat qoftë ai.

Ndonëse trishtuese kur sheh njerëz me oksigjenoterapi, me frymëmarrje të rënduar, dhimbje në gjoks dhe me halucinacione për shkak të mungesës së oksigjenit në tru, akoma më dëshpëruese dhe pa shpresë ka qenë gjendja, spitalet dhe format se si janë trajtuar pacientët, jo për faj të mjekëve e infermierëve, pasi, ata kanë bërë më shumë se maksimumi i tyre, por, për shkak të kushteve teknike, mungesave elementare në objekte shëndetësore.

Sidoqoftë, virusi nuk e shikoi as paranë, as famën, gjininë, apo, racën e askujt.

Edhe njerëzit me më pushtet në botë u prekën, disa e kaluan e disa fatkeqësisht vdiqën.

I prekur nga virusi në Kosovë kanë qenë edhe shumë politikanë, ndër ta, ish deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi.

Kurteshi përmes Facebook-ut ka treguar se ka qëndruar 10 ditë në Spitalin Rajonal në Gjilan, aty ku ka marrë trajtimin e duhur.

Por, edhe pse politikan, edhe ai ka parë dhe ka ndjerë vështirësitë që shkakton mungesa e gjërave elementare në spital dhe sipas tij, përkundër kësaj, mjekët nuk po ndalën në ofrimin e shërbimeve të nevojshme, si për të, ashtu edhe për qytetarët tjerë.

“Përkundër punës së madhe që bëhet atje, për këtë Repart gjegjësisht për pacientët, gjatë këtyre ditëve, problem paraqet mungesa e pjesës më të madhe të barnave dhe furnizimi jo i rregullt me barnat që herë pas here i siguronte Spitali dhe numri i pamjaftueshëm i personelit” janë fjalët e tij.

Tanimë në Kosovë janë shtuar rastet dhe situata mund të bëhet më keq, ani pse po bëhet thirrje për respektim të plotë të masave të parapara nga organet kompentete.

Falënderim Pasi që u lirova nga Spitali Regjional i Gjilanit, Reparti i Infektivës, ku qëndrova 10 ditë i...

Posted by Ismajl Kurteshi on Thursday, 22 October 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco