Tjetër rekord rastesh në Itali/ Shënohen 127 viktima nga Covid në 24 orët e fundit

Tjetër rekord rastesh në Itali/ Shënohen 127 viktima nga Covid në 24 orët e fundit

17:55, 21/10/2020

Në 24 orët e fundit, Italia ka pësuar një rritje rekord të rasteve me COVID-19.

Në shtetin fqinj janë shënuar 15,199 infeksione të reja të koronavirusit ndërkohë që një ditë më parë ishin 10,874.

Numri total i të infektuarve që prej nisjes së pandemisë ka shkuar afro 450 mijë më saktë, 449.648. Rritje ka pasur dhe numri i të vdekurve, ku në 24 orët e fundit kanë regjistruar 127 duke e çuar në 36 832 numrin total.

Një ditë më parë numri i të vdekurve ishte 89. Lajmi i mirë vjen vetëm nga të shëruarit, që ishin 2369. Rajoni më i goditur është padyshim Lombardia, që ka praktikisht dyfishuar të prekurit nga dita e djeshme, me 4126 pozitivë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco