Zemaj kërcënon prishtinasit: Kujdes, mos më detyroni të veproj ndryshe

Zemaj kërcënon prishtinasit: Kujdes, mos më detyroni të veproj ndryshe

15:18, 21/10/2020

Numri i madh i të infektuarve me koronavirus në Prishtinë, ka bërë Ministrin e Shëndetësisë që të reagojë ashpër ndaj banorëve të kryeqytetit.

Madje paralajmëron shtim të inspektorëve dhe policisë për të kontrolluar nëse po respektohen masat anti-kovid.

Apelon prishtinasit që t’u përmbahet rekomandimeve të IKSHPK-së, për të mirën e të gjithëve. Në të kundërtën, thotë se do të detyrohet të veprojë ndryshe.

 “Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19. Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve. Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid. Para një vendimi ndryshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve! Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco