'Shpërthen' Covidi edhe në dy institucione parashkollore në Prishtinë

'Shpërthen' Covidi edhe në dy institucione parashkollore në Prishtinë

19:40, 20/10/2020

Përveç në shkolla, raste të reja me Covid-19 janë shtuar edhe në institucione parashkollore.

Në çerdhen “Fatosat”, në Prishtinë, pozitivë kanë dalë dy fëmijë të moshave 4-5 vjeç. Për këtë arsye është marrë vendim që fëmijët e këtyre klasave të vazhdojnë aktivitetet nga shtëpia, ndërkaq institucioni nuk do të mbyllet nëse nuk paraqiten më shumë raste, raporton KOHA.

Drejtoresha Vlora Maliqi-Abdullahu ka thënë se menjëherë pasi janë njoftuar për rastet është bërë dezinfektimi i objektit dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“I kemi 2 raste të fëmijëve me Covid ndërsa stafi dje jemi testuar dhe presim rezultatet ti marrim sot. Çdo ditë jemi në kontakt me IKSHPK-në dhe po i përfillim rekomandimet e institucioneve profesionale në lidhje me virusin”, ka thënë ajo.

Edhe në institucionin “Buzëqeshja” dy edukatore dhe një fëmijë janë prekur me Covid-19. Drejtoresha Albanë Rexha ka bërë të ditur se është testuar i gjithë stafi bashkë me fëmijët dhe po i presin rezultatet. Nëse nuk paraqiten më shumë raste, institucioni do ta vazhdojë punën.

“Fillimisht pozitiv ka dalë një mësuese dhe mandej janë testuar 20 fëmijë të të njëjtit grup mandej rekomandimi i IKSHPK-së është te mbeten në izolim për dy javë edhe mësuesja edhe fëmijët. I kemi online dy grupe të fëmijëve sepse sot është testuar edhe një grup i fëmijëve dhe dy grupe i kemi online ku paraprakisht ka dalë edhe një mësuese pozitiv e të njëjtit grup dhe dy grupe i kemi online”, ka thënë Rexha.

Një ditë më parë raste pozitive me Covid janë shënuar në një numër të madh të shkollave në Prishtinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco