Humba shokun e shkollës…/ Covid i mori jetën mjekut, dedikimi prekës i shefit të Urgjencës

Humba shokun e shkollës…/ Covid i mori jetën mjekut, dedikimi prekës i shefit të Urgjencës

17:12, 20/10/2020

Humba shokun e shkollës…/ Mjeku humbi jetën, dedikimi prekës i shefit të Urgjencës

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, I ka dedikuar një status prekës, mjekut nga Kukësi, Astrit Haziri, që sot humbi jetën nga Covid.

Brataj shkruan se ka humbur shokun e shkollës dhe një koleg të mirë i cili ishte mjaft i përkushtuar.

"Ngushëllime familjes. Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjekësor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës.

Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shokë i mirë", shkruan ai.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco