3 mësues dhe 17 nxënës pozitiv me koronavirus, mbyllen dy shkolla në këtë komunë

3 mësues dhe 17 nxënës pozitiv me koronavirus, mbyllen dy shkolla në këtë komunë

10:46, 20/10/2020

Si pasojë e rasteve pozitive me koronavirus, së fundmi në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur dy shkolla.

Bëhet fjalë për shkollat fillore “Ali Kelmendi” dhe “Andon Zako-Çajupi” , të cilat kanë ndërprerë mësimin fizik në shkolla për ta vazhduar me mësimin në distancë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në këtë komunë Afrim Nimani.

Ai ka thënë se në shkollën fillore “Ali Kelmendi”, me Covid kanë rezultuar 10 nxënës dhe dy mësimdhënës, ndërsa në atë “Andon Zako-Cajupi”, janë të prekur me Covid 7 nxënës dhe një mësimdhënës.

“Task Forca komunale dje pas vlerësimit të situatës ka vendosur që këto dy shkolla të kalojnë në skenarin C, do të thotë që mësimin ta zhvillojnë  online deri në një vendim tjetër”, theksoi Nimani për Io

Ndryshe thuajse çdo ditë po raportohet për klasë e shkolla, të cilat po kalojnë në sistemin online e në izolim për shkak të nxënësve ose mësimdhënësve që  po rezultojnë pozitivë në testet e Covidit-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco