Alarm nga shifrat e koronavirusit/ Paralajmëron ministri i Shëndetësisë: Jemi pranë një ‘cunami’!

Alarm nga shifrat e koronavirusit/ Paralajmëron ministri i Shëndetësisë: Jemi pranë një ‘cunami’!

18:08, 19/10/2020

Situata shëndetësore në Belgjikë është më e keqe se gjatë muajit mars kur shpërtheu vala e parë e pandemisë, deklaruan zyrtarët të hënën.

Nivelet e infeksioneve në Belgjikë janë rritur dukshëm kohëve të fundit derisa numri i pacientëve po dyfishohet çdo javë.

“Situata është serioze. Është më e keqe se sa më 18 mars kur u vendos bllokimi”, u shpreh kryeministri belg, Alexander De Croo.

Për të ngadalësuar valën e dytë të coronavirusit, qeveria ka urdhëruar që për katër javë të mbyllen baret dhe restorantet në të gjithë vendin.

Shumica e punëtorëve duhet të kryejnë punët nga shtëpia, ndërsa nga e hëna do të implementohet edhe ora policore gjatë mesnatës.

“Ne jemi afër një ‘cunami’”, ky ishte paralajmërimi i ashpër mbi peshën e situatës aktuale në Belgjikë nga ministri i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke.

Sipas tij, ky definicion i referohet një skenari ku të njëjtit nuk do të ishin në gjendje të kontrollojnë ato që mund të ndodhin në vend për shkak të sëmundjes.

Paralajmërimet vijnë pasi Belgjika raportoi rekord rastesh të reja me COVID-19, vetëm të shtunën vendi regjistroi afër 11 mijë të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco