Dyshime për Covid-19/ Ndërpritet mësimi në një shkollë të kësaj komune

Dyshime për Covid-19/ Ndërpritet mësimi në një shkollë të kësaj komune

09:58, 19/10/2020

Shkolla e mesme e ulët “Ruzhdi Berisha” në Dragash, sot ka ndërprerq mësimin.

Në këtë shkollë nuk do të zhvillohet procesi mësimor për shkak të disa rasteve të dyshuara me virusin Corona.

Vendimi është marrë që mësimi të ndërpritet deri në marrjen e rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Dragashit, nga ku u njoftua se vendimi për mosmbajtjen e mësimit është marrë pas takimit dhe konsultimit që Task-Forca në nivel të Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë komunë kishte me Task-forcën e shkollës në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së.

“Nesër ndërpritet procesi mësimor në ‘Ruzhdi Berisha’ në Dragash deri në arritjen e rezultateve nga IKSHPK që pritet të arrijnë nesër pasdite. Dita e humbur zëvendësohet ditëve të shtuna ose në fund të vitit shkollor. Gjithashtu ju njoftomë se sot është bërë dezinfektimi i objektit ‘Ruzhdi Berisha’”, thuhet në njoftimin e mbrëmshëm nga komuna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco