Suedia zbulon arsyen e çuditshme se, pse nuk i futi qytetarët në karantinë

Suedia zbulon arsyen e çuditshme se, pse nuk i futi qytetarët në karantinë

12:29, 14/10/2020

Zyrtarja suedeze i ka dhënë fund misterit rreth mënyrës se si qeveria iu përgjigj pandemisë në kohën kur pjesa më e madhe e botës ishte izoluar.

Olivia Uigzel tha se qeveria nuk donte të mërziste popullatën me masat shtrënguese, ndaj vendosi ti lërë ata të lirë.

Qeveria suedeze vendosi të mos miratonte një masë bllokimi kombëtare për të shmangur të ashtuquajturën ‘lodhje pandemie’ në popullatë.

Kjo u konfirmua për herë të parë nga drejtoresha e Përgjithshme e Bordit Kombëtarë të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke i dhënë fund misterit në lidhje me qasjen që Suedia pati ndaj pandemisë në një kohë kur u duk se jeta në pjesën më të madhe të botës ndaloi.

‘Ne vendosëm të mos zgjidhnim rrugën e bllokimit total të shoqërisë pasi kishim argumente të tjera për përgjigjen sistematike ndaj pandemisë. Ishim të frikësuar, kishim frikë se njerëzit do të zhvillonin lodhje pandemie, qe do të mërziteshin nga kufizimet. Por në Suedi, praktikisht të gjithë I zbatuan udhëzimet.’

Plani i Suedisë për të mos e vendosur popullatën në izolim gjatë shpërthimit të pandemisë së Covid 19, tërhoqi vëmendjen e mbarë botës, ndërsa perëndimi ngriti pikëpyetje nëse Suedia me qasjen e saj fitoi një luftë me armikun e padukshëm pa e nisur atë, ndërkohë që pjesa tjetër e

botës haste vështirësi në gjetjen e armës së duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco