Në tetë komuna raportohet nga një rast i ri me koronavirus

Në tetë komuna raportohet nga një rast i ri me koronavirus

10:05, 14/10/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.291.

Sipas të dhënave të këtij Instituti, në tetë komuna është shënuar vetëm nga një rast me koronavirus.

“Me nga një rast janë komunat: Han i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së për 24 orët e kaluara.

Nga dy raste të prekura me koronavirus janë raportuar nga Instituti në komunën e Ferizajt, si dhe komuna Podujevë 2 raste.

Sërish raste pozitive me numër më të madh janë shënuar në komunën e Prishtinës - 37 raste, e cila vazhdon të mbetet komuna me numrin më të lartë të të prekurve nga virusi Korona.

Ndërkaq, në Vushtrri janë shënuar 10 raste, në Drenas 9 raste, në komunën e Deçanit 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste e komuna Malishevë 3 raste. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco