Covid-19/ Pezullohen edhe testimet për kurën e antitrupave

Covid-19/ Pezullohen edhe testimet për kurën e antitrupave

09:51, 14/10/2020

Kompania farmaceutike amerikane, Eli Lilly deklaroi se ka pezulluar testimet klinike për kurën me antitrupa kundër koronavirusit të ri. Kompania tha se vendimi vjen pas një shqetësimi për çështje sigurie.

Njoftimi vjen pasi kompania Johnson&Johnson tha se do të pezullojë testimet për vaksinën kundër koronavirusit për shkak se një vullnetar u sëmur në mënyrë të pashpjegueshme.

Lilly tha në fillim të këtij muaji se kishte aplikuar për përdorimin emergjent të ilaçit të antitrupave për pacientët me Covid-19 në gjendje të butë deri në të moderuar.

Presidenti Donald Trump e pati reklamuar ilaçin e kësaj kompanie së bashku me atë të firmës Regeneron, me të cilin u trajtua vetë ai.

Trump tha se ato janë baraz me një kurë në videon që postoi online javën e shkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco