Trump: Biden do të shkatërrojë Amerikën, unë virusin

Trump: Biden do të shkatërrojë Amerikën, unë virusin

09:45, 14/10/2020

Teksa po afrohen zgjedhjet presidenciale në Shtet e Bashkuara të Amerikës, po rritet edhe tensioni mes kandidatëve.

Presidenti aktual i ShBA-së, Donald Trump, këto zgjedhe po i quan si më të rëndësishmet në historinë e Amerikës.

Kështu ka thënë ai gjatë një takimi elektoral në Pennsylvania.

Trump ka folur edhe për kandidatin Joe Biden.

Ai e quajti Joe Biden kandidatin më të dobët të presidencialeve, ndërsa paralajmëroi se, nëse demokrati fiton atëherë vendin do ta drejtojë e majta radikale.

“Më keni zgjedhur në vitin 2016 për ta rikthyer Amerikën në vend të parë dhe tani nuk do ta lemë Ëashingtonin. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në histori”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.

“Vrapoj përballë kandidatit më të keq në historinë e zgjedhjeve presidenciale. Nëse Joe Biden fiton, e majta radikale do të drejtojë vendin”, tha Trump për rivalin e tij demokrat.

Në fund, Trump foli edhe për pandeminë, duke bërë edhe një premtim.

“Joe Biden do të shkatërrojë Amerikën, unë virusin”, u shpreh Donald Trump.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco