Edukatorja rezulton me Covid, mbyllet kopshti

Edukatorja rezulton me Covid, mbyllet kopshti

20:38, 29/09/2020

Në Elbasan është mbyllur kopshti numër 9 pasi një edukatore rezultoi pozitive për Covid-19, mëson abcnews.al

Pas konfirmimit të edukatores, prindërit janë njoftuar që të mos i dërgojnë fëmijët në kopsht deri në kryerjen e tamponëve për të gjithë stafin e edukatoreve.

Në 24 orët e fundit në Elbasan u regjistruan vetëm dy raste me Covid-19. Ndërsa, në total numri i rasteve aktive në qark është 309.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco