Për ata që presin vaksinën/ OBSH: Koronavirusi nuk do zhduket, do qëndrojë me ne

Për ata që presin vaksinën/ OBSH: Koronavirusi nuk do zhduket, do qëndrojë me ne

19:11, 29/09/2020

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e virusit Covid-19 kapi shifrën 1 milion vetëm pak ditë më parë, duke e bërë situatën edhe më shqetësues në mbarë botën.

Teksa shumëkush është në pritje të një vaksine për normalizimin e pandemisë dhe rikthimin e jetës së mëparshme, OBSH përmes Dr. David Nabarro, ka bërë me dije se edhe pas daljes së vaksinës ky virus nuk do të zhduket.

“Ky virus nuk do të zhduket. Është këtu për të qëndruar, do të jetë një kërcënim i ri për njerëzimin. Edhe kur të ketë një vaksinë, kjo nuk do të thotë fundi i virusit. Do të thotë që ne do të kemi një mjet të ri, më të mirë për të luftuar virusin,” është shprehur Nabarro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco