Kosova po menaxhon pandeminë më mirë se vendet me sistem shëndetësor të avancuar

Kosova po menaxhon pandeminë më mirë se vendet me sistem shëndetësor të avancuar

11:44, 29/09/2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova qëndron më mirë se vendet e rajonit, e madje edhe më mirë se vendet me sistem shëndetësor më të avancuar, sa i përket menaxhimit të pandemisë.

Këtë konstatim Zemaj sot e tha para donatorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në takimin e rregullt javor, të mbajtur në mënyrë virtuale.

Mes tjerash, ai ka thënë se që nga marrja e mandatit si ministër i Shëndetësisë, nuk ka shpenzuar asnjë cent nga arka e shteti sa i përket menaxhimit të pandemisë, e që për këtë i ka falënderuar donatorët.

Ai ka përmendur edhe shtetet që po i dalin në ndihmë Kosovës e që janë SHBA-ja, Japonia, Luksemburgu, Gjermania, Austria, Zvicra, Norvegjia, Turqia, Jordania, Katari, Zyra e Bashkimit Evropian, Agjencia e Kombeve teë Bashkuara (OBSH, UNICEF, UNDP, Banka Boteërore).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco