`Rruga për askund` që shpëtoi turizmin shqiptar në kohë pandemie

`Rruga për askund` që shpëtoi turizmin shqiptar në kohë pandemie

10:33, 29/09/2020

Pas 8 vitesh qeverisje nga ana e `Rilindjes` sektori i turizmit, edhe pse deri përpara pandemisë po përjetonte ditë të rëndësishme me një interes të zgjuar,është ende pa një vizion të qartë për drejtimin që do të marrë.

Një nga çështjet më problematike dhe e pazgjidhur, ngelet ajo e mbetjeve.

Nëse në të gjitha vendet duke përfshirë edhe ato ballkanike ky problem prej dekadash nuk ekziston më, në Shqipëri ai vazhdon që të trajtohet me punë vullnetare, fushata televizive e ministra që dalin me thasë të zinj në duar, duke pozuar përpara kamerave.

Turistët e huaj pasi largohen nga Shqipëria deklarohen të entuziazmuar për natyrën e mrekullueshme dhe diverse; për ushqimin e bujarinë e vendasve, por…të zhgënjyer e të tronditur për nivelin e pisllëkut dhe plehra nëpër plazhe dhe zona turistike.

As pushteti lokal, as ai qendror përveç fushatave televizive çdo fillim sezoni nuk kanë një strategji përfundimtare për të zgjidhur këtë çështje, e cila jo vetëm dëmton turizmin, por edhe na turpëron e damkos në botë. Edhe çështja e dritave dhe ujit në çdo zonë turistike, ka mbetur mjaft problematike.

Një ngërç tjetër për kalimin e turizmit shqiptar në nivelin e vendeve si Kroacia, Greqia apo edhe Mali i Zi, mbeten rrugët që lidhin qytetet dhe zonat turistike.

Pas 8 vitesh investime në fasadat e qendrave të qyteteve nëpërmjet “Rilindjes urbane”, nuk ka asnjë progres e madje as plan në këtë drejtim.

Meqenëse jemi te rrugët, besojmë se ju kujtohet Edi Rama në opozitë, kur sulmonte projektin dhe ndërtimin e “Rrugës së Kombit” nga qeverisja Berisha e Partisë Demokratike.

“Rruga për askund, rruga e askundit`, e quante ai autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Dhe ja në kohën e pandemisë, pikërisht kjo `rruga e askundit` shpëtoi nga një falimentim drastik turizmin shqiptar.

Nëse ju referohemi shifrave zyrtare të ministrisë së Turizmit dhe të INSTAT, mësojmë se 62% e totalit të hyrjeve në vendin tonë në muajin gusht 2020 ishin nga Kosova, duke konfirmuar të vetmen shpresë që kishin tur-operatorët, menjëherë pas nisjes së pandemisë COVID-19.

Kështu vetëm gjatë muajit gusht, hynë dhe frekuentuan plazhet e Shqipërisë mbi 356 mijë shtetas nga Kosova, nga 575 mijë në total.

Sa i takon bilancit 8-mujor për vitin 2020, shtetasit nga Kosova përbëjnë 49.2% të hyrjeve në vend, ndërkohë që një vit më parë përbënin 37.7% të totalit të hyrjeve në janar-gusht 2019.

Shumica e tyre zgjodhën që të bëjnë turizëm patriotik në këtë vit të vështirë që rrezikonte falimentin e mijëra operatorëve.

Dhe kjo sidomos për meritë të lehtësisë që u jep “Rruga e Askundit` sipas Ramës dhe `Rruga e Kombit` sipas Sali Berishës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco