Qeveria gjermane në 'karantinë', izolohet Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë

Qeveria gjermane në 'karantinë', izolohet Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë

11:13, 24/09/2020

Ministri i Ekonomisë dhe Energjisë së Gjermanisë, Peter Altmaier tha se ka hyrë në karantinë pasi rezultoi pozitiv testi për COVID-19 i një punonjësi të ministrit të BE-së i cili mori pjesë në takimin e ministrave të Tregtisë së Unionit më 21 shtator në Berlin. Ministri Altmaier në një deklaratë mbrëmë natën nga llogaria e tij në Tëitter tha se "Mësova se ka rezultuar pozitiv testi për COVID-19 i një punonjësi të ministrit të BE-së i cili mori pjesë në takimin e ministrave të Tregtisë së BE-së që u mbajt në Berlin. Si masë paraprake kam hyrë në karantinë në shtëpi".

Ai theksoi se testi për koronavirusin që kreu të premten ka rezultuar negativ dhe se situata shëndetësore është e mirë.

Dje ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Mass hyri në karantinë pasi një prej truprojave të tij rezultoi pozitiv në testin e COVID-19.

Gjithashtu edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel qëndroi në karantinë për 14 ditë në muajin mars pasi mjeku që i kishte dhënë injeksionin për vaksinën e gripit rezultoi pozitiv ndaj COVID-19. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco