17 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, kaq janë në gjendje të rëndë

17 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, kaq janë në gjendje të rëndë

08:40, 24/09/2020

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 17 pacientë me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 8 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe dy janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit, tre pacientë kanë arritur të shërohen nga korona virusi.

“3 Pacientë me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 17 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 8 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njofton spitali.

Brenda 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco