Shefi i klinikës në QSUT transportohet me urgjencë në Turqi, shoqërohet nga Pipero

Shefi i klinikës në QSUT transportohet me urgjencë në Turqi, shoqërohet nga Pipero

23:08, 23/09/2020

Besim Boçi, shefi i ORL në spitalin francez në QSUT, është dërguar me urgjencë për në Turqi këtë mbrëmje.

Boçi rezultoi pozitiv me koronavirus, por gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm.

Për këtë arsye u pa e arsyeshme dërgimi i tij me urgjencë jashtë vendit.

Shefi i ORL-së është shoqëruar nga mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Mbetet ende e paqartë se si Boçi është infektuar dhe prej sa ditësh vuante nga sëmundja.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco