Korridore shëndetësore për lehtësimin e udhëtimeve brenda BE-së

Korridore shëndetësore për lehtësimin e udhëtimeve brenda BE-së

22:06, 23/09/2020

Pesë vende europiane po konsiderojnë krijimin e korridoreve shëndetësore për lehtësimin e udhëtimeve brenda BE-së pavarësisht pandemisë së COVID-19, shpjegoi sot ministri francez i Transporteve, Jean-Baptiste Djebbari.

“Ajo që mungon sot është një harmonizim më i mirë, përfshirë edhe periudhat kur virusi qarkullon më shumë në Europë, siç është aktualisht rasti në Spanjë dhe Francë”, tha ai për shtypin gjatë një udhëtimi në Madrid.

“Ideja është të vendosen korridore shëndetësore, ku, kur ekzistojnë nivele afërsisht të ngjashme të qarkullimit të virusit, të aplikohet një protokoll shëndetësor që lejon qarkullimin në kushte të kontrolluara”, shtoi ministri.

Franca, Spanja, Gjermania, Italia dhe Holanda po përpiqen të bien dakord mbi një propozim të përbashkët për një protokoll në lidhje me transportin, që synojnë ta paraqesin në këshillin e ardhshëm europian më 1-2 tetor.

Kërkesa për një test COVID-19 në hyrje, lloji i testit, kohëzgjatja e një karantine të mundshme të detyruar, janë ndër kriteret me të cilat lidhen negociatat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco