Ekspertët nga Gjermania vijnë në Kosovë për të ndihmuar luftën me Covid-19

Ekspertët nga Gjermania vijnë në Kosovë për të ndihmuar luftën me Covid-19

17:00, 21/09/2020

Nga Gjermania në Kosovë do të vijnë një ekip i ekspertëve që të ndihmojnë për luftimin e pandemisë, shkruan Syri.net Kosova.

“Nesër në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) do të mbahet ceremonia e pritjes së misionit të ekspertëve COVID-19 “Joint Robert Koch Institute/EMT/GOARN- mission to Kosovo” nga Gjermania. 

Ekipi i ekspertëve epidemiologjikë dhe mjekësorë nga instituti gjerman i shëndetit publik “Robert Koch Institute” do të qëndrojë në Kosovë për dy javë për të ofruar ndihmë në lidhje me nevojat Covid-19 në Kosovë. 

Misioni i Ekspertëve do të drejtohet nga Dr. Andreas Jansen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Në ceremoni do të marrin pjesë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, Ambasadori gjerman Jörn Rohde, Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë dhe Z. Sergei Koryak, udhëheqës i Zyrës së OBSH-së në Kosovë”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco