Britania regjistron 10 vdekje të tjera nga koronavirusi

Britania regjistron 10 vdekje të tjera nga koronavirusi

16:49, 21/09/2020

Ditën e sotme, Anglia regjistroi 10 vdekje të tjera nga koronavirusi në njoftimin paraprak, ndërsa Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut nuk njoftuan viktima të reja.

Zyrtarët qeveritarë ende nuk kanë konfirmuar shifrën përfundimtare ditore, e cila merr parasysh fatalitetet e konfirmuara nga laboratori në të gjitha mjediset, raporton Dailymail.

Numri paraprak i vdekjeve në Angli përfshin vetëm viktimat në spitale, jo shtëpitë e kujdesit.

Autoritetet e shëndetit zbuluan se vetëm një nga viktimat ishte nën moshën 60 vjeç.

Për krahasim, shefat e Departamentit të Shëndetësisë dje konfirmuan 18 vdekje të tjera nga koronavirusi dhe vetëm pesë u regjistruan të hënën e kaluar.

Por norma është dyfishuar brenda një jave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco