Virusi COVID-19 hyn edhe nëpër gjykata, pezullohen shumë procese

Virusi COVID-19 hyn edhe nëpër gjykata, pezullohen shumë procese

15:39, 21/09/2020

Jo vetëm mungesa e gjyqtarëve nga vetingu ka krijuar një situatë të pazakontë në sistemin e drejtësisë: Edhe pandemia e koronavirusit ka ndikuar negativisht në zhvillimin normal të proceseve gjyqësore. Vetëm ditët e fundit tre gjyqtarë në gjykatën e Kurbinit janë konfirmuar pozitiv me Covid-19, çka ka sjellë ndërprerjen e proceseve gjyqësore, ku përjashtim bëjnë vetëm rastet urgjente.

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit, Saida Dollani  thotë për ‘Vizion Plus’ se shpesh herë të pandehurit kanë kërkuar shtyerjen e seancës për të respektuar protokollet shëndetësore.

‘Në gjykimet e themelit ku, kur Gjykata ka dërguar një formular të tipit kërkesë n.q.s. dëshironi të zhvilloni  gjykimin në përputhje me aktin normative nr. 9 kanë refuzuar ata vetë të vinë në sallat e gjykimit dhe kanë kërkuar që të respektohet akti normative .Por edhe në disa raste të tjera janë prezantuar gjykime për shkak të rasteve jo të ngutshme. Seancat gjatë periudhës së pandemisë janë zhvilluar në përputhje me vendimin e ministrave, që kanë përcaktuar seancat me dyer të mbyllura. Më lejoni tu them se seancat, të gjitha seancat për masat e sigurimit janë zhvilluar në përputhje me dispozitat procedurale penale, sepse futet në seancat e ngutshme, apo rastet urgjente për shkak të afatit ligjor’, deklaron Dollapi.

Gjatë periudhës së pandemisë ka pasur edhe raste, kur i  pandehuri është gjykuar duke përdorur teknologjinë

 ‘Ka pasur seanca, ku janë zhvilluar me video-konferenca , e kanë kërkuar vetë të pandehurit. Ka pasur raste, ku i hetuari për seancën e masës së sigurisë ka kërkuar që seancat të zhvillohen nga seancat e paraburgimit , të cilat edhe i janë ofruar nga institucioni i paraburgimit dhe është zhvilluar seanca po ashtu edhe në fazën e gjykimit  me video-konferencë’, shtoi ajo

Zhvillimi i seancave gjyqësore me dyer të mbyllura, sipas Dollanit  ka cenuar  transparencën me publikun.

‘Covid-19 nuk ka ndikuar vetëm negativisht në shëndetin e njerëzve, duke i rrezikuar ata, mendoj që edhe në transparencën e gjykimeve ka ndikuar. Të zhvillohen seancat me dyer të mbyllura do të thotë që gjykata të mos jetë në fokusin e publikut, janë në përjashtim seancat publike. Seancat janë publike për shkak administrimit të drejtësisë drejt për drejt për publikun kështu, që sipas mendimit tim transparenca rrezikohet’, tha gjyqtarja Dollani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco