104 të shëruar nga Covid-19 në Kosovë

104 të shëruar nga Covid-19 në Kosovë

15:02, 21/09/2020

104 persona janë shëruar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë nga Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Kosovës (IKSHPK).

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve 79 kanë rezultuar pozitivë.

Ndërsa me të shëruarit e sotëm, numri ka arritur në 12 mijë e 674 persona të shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco