COVID-19/ Pas rikthimit të masave në fillim të gushtit ky shtet i heq sërish

COVID-19/ Pas rikthimit të masave në fillim të gushtit ky shtet i heq sërish

13:58, 21/09/2020

Në fillim të muajit gusht të këtij viti kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern njoftoi rikthimin masave të reja përsa i përket pandemisë së COVID-19.

Ajo i kërkoi secilit të punojë nga shtëpia përveç punëtorëve që e kanë të domosdoshme daljen në punë.

Hapësirat publike, restorantet dhe bizneset u mbyllen kjo pasi numri i të infektuarëve po rritej.

Ndërsa sot Ardern ka njoftuar anulimin e të gjithave kufizimeve në Zelandën e re pasi në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.

Por këto masa vetëm në qytetin e  Auckland nuk do të hiqen por do të ketë një farë lehtësie. 

Vendi ka regjistruar gjithsej 1,464 raste me koronavirus dhe 25 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco