Misteri i vendit me pak maska, shumë festa dhe asnjë viktimë nga koronavirusi

Misteri i vendit me pak maska, shumë festa dhe asnjë viktimë nga koronavirusi

16:13, 20/09/2020

Ndërkohë që Evropa po përgatitet për një valë të dytë të koronavirusit, me shifrat e rasteve të reja që po rriten çdo ditë e më shumë në të gjitha vendet, ka një shtet që ende nuk ka pasur viktima nga pandemia Covid-19.

Bëhet fjalë për Gjibraltarin, fqinjin e Spanjës që sot për sot është vendi evropian më i goditur nga koronavirusi. Në Gjibraltar ka vetëm 334 të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe 0 viktima, pavarësisht se masat kanë qenë shumë më të lehta.

Gjibraltari është vend i vogël me rreth 33 000 banorë, por nëse analizohen të dhënat për 100 000 banorë, sërish është më mirë sesa Spanja.

Në këtë shtet përdorimi i maskës është i detyrueshëm vetëm në vende publike të mbyllura, ndërsa këshillohen personat mbi 70 vjeç që të mos dalin nga banesat, pasi çdo shërbim do t’u vijë në shtëpi./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco