Profesori danez pohon se pandemia mund të përfundojë në Suedi, ja pse

Profesori danez pohon se pandemia mund të përfundojë në Suedi, ja pse

09:30, 20/09/2020

Ndërsa pjesa më e madhe në Evropë po lufton të përmbajë një valë të dytë të infeksioneve të COVID-19 një profesor danez ka pohuar se pandemia mund të përfundojë në Suedi falë imunitetit të tufës.

Suedia ka regjistruar së fundmi 224 raste të COVID-19 dhe nuk ka regjistruar asnjë të vdekur.

Sidoqoftë situata në pjesën më të madhe të Evropës është ndryshe.

300.000 raste të reja u regjistruan në të gjithë kontinentin javën e kaluar dhe OBSh e quajti rritjen e numrit të të infektuarëve një ‘thirrje zgjimi’.

Edhe fqinji i Suedisë, Danimarka pa një mesatare prej 61 raste për 1 milion banorë, ndërsa Suedia kishte një numër modest 23 raste për 1 milion banorë.

Kim Sneppen një profesor i biokompleksitetit në Institutin Niels Bohr të Kopenhagës, beson se suedezët më në fund po zhvillojnë imunitetin e tufave ’ndaj virusit vdekjeprurës’.

‘Ka indikacione se suedezët kanë fituar një element të imunitetit ndaj sëmundjes, së bashku me gjithçka tjetër kanë bërë që të parandalojnë infeksionin, e mjaftueshme për mbajtur poshtë një numër të ulët të të infektuarëve’ është shprehur ai për ‘Politiken’ këtë javë.

 Normalisht duhet që 60 % e popullësisë duhet të infektohen për të arritur këtë pikë por matematikani i Universitetit të Stokholmit Tom Britton  tha për Politiken se edhe imuniteti 20 % bën një ndryshim mjaft të madh.

Sidoqoftë imuniteti i tufës ishte një koncept i diskutueshëm në fillim të pandemisë.

Kryeministri britanik Boris Johns u kritikua atehërë nga mediat  kur ai ishte dakort që Britania e Madhe duhet të zhvillojë imunitetin e tufës.

Suedia ishte i vetmi vend europian që përqafoi këtë ide dhe vendosi të mos zbatonte një izolim total.

Ai vendosi disa si rregulla si nuk duhen të mblidhen më shumë se 50 njërëz, u ndalua të moshuarëve të dilnin jashtë dhe ju bë thirrje të qëndronin në shtëpi.

Maska nuk u rekomanduan, baret restorantet, shkolla dhe bizneset mbeten të hapura.

Nuk u urdhëruan qytetarët që praktikonin distancimin social por mund të punonin nga shtëpia nëse ishte e mundur.

Suedia, megjithatë, pagoi një çmim për suksesin e saj në dukje afatgjatë.

 580 ishte numri i vdekjeve në vendit për 1 milion banorë i cili është pesë herë më i lartë se Danimarka. 

"Kjo është ajo që ata kanë paguar. Ana pozitive, tani mund të mbarojnë me epideminë," tha Sneppen.

Sidoqoftë, shkalla e fatalitetit të Suedisë është akoma më e ulët se disa vende që zbatuan bllokime të ashpra, si Spanja dhe Britania e Madhe, përkatësisht me 652 dhe 614 vdekje në milion.

Në fund të majit, rreth gjysma e vdekjeve të Suedisë kishin ndodhur në shtëpitë e pleqve dhe këto fatalitete shkaktuan një zemërim publik në fillim të kësaj vere.

 Kryeministri Stefan Lofven pranoi se qeveria e tij "nuk arriti të mbrojë njerëzit më të rrezikuar, më të moshuarit, pavarësisht qëllimeve tona më të mira".

Megjithë numrin e të vdekurve, kryedemiologu suedez, Anders Tegnell, i tha France24 javën e kaluar se "ne jemi të kënaqur me strategjinë tonë", duke shtuar:  "Ne po shkojmë drejt vjeshtës me njëfarë besimi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco