Grafiku i vdekshmërisë nga Covid-19 në një milion banor, Kosova shënon 184 vdekje

Grafiku i vdekshmërisë nga Covid-19 në një milion banor, Kosova shënon 184 vdekje

22:09, 10/08/2020

Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë, ka zbuluar një grafik ku tregon disa krahasime në mes shteteve të ndryshme për vdekshmërinë nga Covid-19 në 1 milion banor, shkruan Syri.net Kosova.

Sipas grafikut, Kosova ka 184 vdekje për 1 milion banor. 

Shifër kjo e cila mund të krahasohet me Portugalinë, e cila i ka 173. 

Mirëpo Kosova ka 1.8 milion banor, ndërkohë që Portugalia ka 10 milionë banorë.

Belgjika prin në 851 vdekje nga Covid-19 në 1 milion banor, shtet ky me më shumë se 11 milionë banorë.

Në shtetet e Ballkanit më së miri qëndron Kroacia me vetëm 39 vdekje në 1 milion banor. 

Pas Kroacisë vijnë, Sllovenia me 62, Shqipëria me 70 vdekje, Serbia me 92, Mali i zi me 102, Bosnja dhe Hercegovina me 130 dhe Maqedonia e Veriut me më së shumti vdekje për një milion banor, gjithsej 253.

Një ndër shtetet e cila e ka menaxhuar më së miri çështjen e pandemisë është Gjermania. 

Aktualisht Gjermania shënon 110 vdekje në një milion banor.

Postimi i plotë:

Posted by Faik Hoti on Monday, August 10, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco