Inspektorati Shëndetësor do të kryejë inspektime në klinikat private ku do të kryhen testime

Inspektorati Shëndetësor do të kryejë inspektime në klinikat private ku do të kryhen testime

19:02, 10/08/2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në faqen zyrtare Facebook ka thënë se licencimi i institucioneve private shëndetësore për kryerjen e testeve SRS-Cov-2 ka qenë më se i nevojshëm dhe si proces tërësisht do të përfundojë gjatë kësaj jave, me shtrirje në të gjithë territorin e Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

“Deri më tash, Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka shqyrtuar 34 aplikacione (nga mbi 100 sa kanë aplikuar) të institucioneve private shëndetësore, të cilat kanë bërë kërkesa për lejimin e shërbimit të testimeve për SARS-Cov-2. Bordi ka konstatuar se 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2. Prej 29 ISHP të licencuara, 27 do të kryejnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT-PCR).

Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore po vijon me shqyrtimin e aplikacioneve të institucioneve private dhe gjatë javës do të publikohen edhe emrat e institucioneve të tjera, të cilave do t’u lejohet kryerja e testeve për SARS-Cov-2”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Licencimi i institucioneve private shëndetësore për kryerjen e testeve SRS-Cov-2 ka qenë më se i nevojshëm dhe si proces...

Posted by Armend Zemaj on Monday, August 10, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco