'Suksesi' i qeverisë Hoti, 30 deri 50 euro testi për Covid në Kosovën e varfër

'Suksesi' i qeverisë Hoti, 30 deri 50 euro testi për Covid në Kosovën e varfër

18:07, 09/08/2020

Pas nismës për licencimin e laboratorëve private për testimet lidhur me Covid-19 kanë filluar edhe kërkesat nga spitale të ndryshme në adresë të qeverisë së Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

E tillë është edhe kërkesa e Spitalit Amerikan e cila ka kërkuar përmes një reagimi në Facebook që kostoja për testin PCR të jetë 40-50 euro derisa çmimi për testet serologjike të jetë 30 euro.

"Spitali Amerikan në Kosovë, ka vleresuar këtë qasje të Qeverisë së Kosovës dhe mirepret cdo bashkëpunim midis institucioneve shtetërore dhe atyre private. Realizimi I projekteve të cilat do te ofronin për popullaten testime masive, në shifrat mbi 1.500 analiza në ditë do të kërkonte që dhe qeveria të luajë rolin e saj me iniciativa, për të ulur kostot e popullatës l, në marrjen e ketyre sherbimeve. Orientimi i drejte i pjesës së popullates të interesuar do të krijonte aftesinë e ofruesve të sherbimeve, për uljen e cmimeve ne masat 40-50 Euro për testimin PCR dhe në 30 euro për testimet serologjike. Këtu, përfshihen edhe marrjet e kampionëve për analiza si edhe nxjerrja e rezultateve në afate kohore mjaft të shpejta", thuhet në një njoftim të këtij spitali.

Postimi i plotë:

Situata e vështire e krijuar nga pandemia, është shoqëruar edhe me rritjen e kërkesës nga ana e popullsisë për...

Posted by Spitali Amerikan - American Hospital Kosova on Sunday, August 9, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco