Epidemiologu: Covid-19 po pëson mutacion, çfarë pritet të ndodhë në vazhdim

Epidemiologu: Covid-19 po pëson mutacion, çfarë pritet të ndodhë në vazhdim

16:25, 09/08/2020

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit në rrjetin social “Facebook”.

Nëpërmjet këtij postimi mjeku shpjegon me detaje se çfarë po ndodh me COVID-19, ndërsa thekson se virusi ka pësuar një mutacion të ri. Kjo formë e virusit shton ai po shkakton më shumë infektime, por lajmi i mirë është se ka më pak klinikë dhe vdekje.

“Lajme të mira miqtë e mi! Të gjithë ne, pavarësisht nga profesioni dhe edukimi, kemi dëgjuar gjatë javëve të kaluara se virusi ka pësuar një mutacion të ri (forma G614), i cili e bën më të transmetueshëm atë”, shkruan ai.

Natyra shprehet ai ka qenë gjithmonë aleati ynë më i fortë në përballjen me koronavirusin.

Statusi:

Forma G614 ishte e qartë që transmetohet më gjerë dhe është përgjegjës për shumicën dërrmuese të rasteve në nivel botëror, por shumë u çoroditën nga vdekjet (e shprehura në shifra absolute) që po shtoheshin.

-Në fakt ky shtim ndodhi kryesisht nga dy faktorë: numri më i lartë i të infektuarve (në fakt numri relativ i vdekjeve ka rënë, OBSH tani deklaron se IFR = 0.6%) dhe nga heqja e masave shtypëse në shumicën e shteteve.

-Por vetë virusi po shkakton më pak klinikë dhe vdekje dhe kjo vërehet edhe nga ky studim elitar i publikuar pak ditë më parë.

-Studimi udhëhiqet nga Prof. Sandrasegaram Gnanakaran, ndoshta koka më e lartë e virologjisë strukturore dhe është kryer në laboratoret më të mira të virologjisë. (linku në fund të postimit)

-Në këtë artikull tepër teknik, të cilin këshilloj ta lexojnë virologët dhe kërkuesit shkencorë, tregohet se struktura e proteinës “spike” të SARS-CoV-2 tashmë ka një konformacion “më të zbuluar” ose “të hapur”.

-Pra, domeni i lidhjes me receptorin (RBD – receptor binding domain) ka dalë më në sipërfaqe.

Ky konformacion më i hapur e bën variantin G614:

-më të aftë për t’u lidhur me receptorët ACE2, pra ka më shumë raste infektimesh.

-por më të ndjeshëm ndaj efektit të antitrupat, që mund ta neutralizojnë atë duke ulur klinikën dhe vdekshmërinë.

-Këto karakteristika shkojnë pikërisht në drejtim të fenomenit të homoplazisë, pra të “përshtatjes bartës-virus”. Por, duhet të presim më shumë prova dhe evidenca.

– “…Specificikisht, ekspozimi i RBD-së rritet me rreth 40% (reziduet 438-506).

-Kjo shoqërohet nga një ekspozim më i madh edhe i zonës së lidhjes së ACE2 edhe i epitopeve të RDB-së që shënjestrohen nga antitrupat.

-Për shembull, ka një rritje rreth 64% të ekspozimit të rajonit të epitopit C105 kur RBD-ja është “e hapur”, në krahasim me orientimin “e mbyllur”, në të cilin ky rajoni është i varrosur nga proteinat dhe glikanet rrethuese.

-Si rrjedhojë, në gjendjen e re, që favorizohet nga forma G614, epitopet kyçe të RBD-së janë më të aksesueshme se sa në formën D614…”

Forca miqtë e mi!

Natyra ka qenë gjithmonë aleati ynë më i fortë!

Besojini asaj!

Por, ndërkohë që Natyra zhvillon procesin e saj të ndërlikuar, ju mbrohuni dhe ruhuni duke respektuar këshillat dhe masat!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco