Covid-19/Ja komunat dhe fshatrat ku janë të infektuarit e fundit

Covid-19/Ja komunat dhe fshatrat ku janë të infektuarit e fundit

15:23, 09/08/2020

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 12 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 188 raste të reja pozitive.

Komuna me më së shumti raste të reja është sërish Prishtina me gjithsej 28 raste të reja pozitive, shkruan Syri.net Kosova.

Ndërsa rastet tjera janë në komunat: komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.

Po ashtu janë shëruar edhe 142 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga coronavirusi në 5,944.

Numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco