Deri dje raportoi për të infektuarit, sot u bë lajm infektimi i saj me COVID-19

Deri dje raportoi për të infektuarit, sot u bë lajm infektimi i saj me COVID-19

09:52, 09/08/2020

Ka mëse 6 muaj që më shumë ka raportuar nga QKUK-ja e Klinika Infektive se sa nga studiot e RTK-së.

Jehona Zhitia, gazetarja që ka dhënë lajmin e parë për gjendjen në QKUK, posaçërisht në Klinikën Infektive pas shfaqjes së Covid-19 dje ajo ka rezultuar të jetë pozitiv në testin për Coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja Zhitia përmes një postimi në Facebook:

Syri.net Kosova ka kontaktuar me gazetaren për të kuptuar gjendjen e saj shëndetësore, ajo ka treguar që ndihet mirë momentalisht dhe se nuk ka ndonjë shqetësim të theksuar përveç simptomave të lehta që ka. 

"Po ndihem mirë dhe se nuk kam ndonjë shqetësim të theksuar përveç disa simptomave të lehta që deri më tani janë të përballueshme."

Zhitia ka thënë se testin e bëri me rekomandimin e mjekëve pasi ajo dyshonte që i biri ishte infektuar. 

"Unë dyshoja që djali im mund të jetë infektuar pasi kishte disa ditë që po ankohej se nuk ndihej mirë, andaj edhe e dërgova për testim por pastaj me rekomandimin e mjekëve u testova dhe unë e që fatmirësisht djali doli negative e unë pozitiv". 

Ajo përmes Syri.net Kosovës ka bërë sërish apel për kujdes dhe që të respektohen masat e IKSHP-së, pasi Coronavirusi nuk është lojë e as gënjeshtër.

"U bëjë apel të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm e të mos i neglizhojnë rekomandimet e IKSHP-së, pasi Coronavirusi ekziston dhe dijë të jetë i rrezikshëm. Ju lutem përdorni maska, mbani distancë dhe mbani higjienë. Dashuria më e madhe ndaj të afërmeve tuaj është nëse ju i respektoni masat" - përfundon gazetarja Zhitia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco