Italia konfirmon shifra rekord të infektuarish me COVID-19 në në 24 orë

Italia konfirmon shifra rekord të infektuarish me COVID-19 në në 24 orë

19:07, 07/08/2020

Nga dita në ditë vijon të rritet numri i personave të prekur me COVID-19 në Itali.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë regjistruar 552 raste të reja me koronavirus nga 402 që ishin një ditë më parë. Gjithashtu 3 persona të tjerë humbën jetën përballë virusit vdekjeprurës.

Që nga nisja e pandemisë në Itali regjistrohen 249.756 persona të infektuar, 35.190 prej të cilëve kanë humbur jetën.

Sipas Emergjencave Civilë në 24 orët e fundit janë shënuar të prekur në të gjitha provincat italiane dhe situata më e rënduar paraqitet në Veneto ku u regjistruan 183 të infektuar me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco