Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 461 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 218 raste pozitive.
Komuna e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 70 raste të reja.
Rastet sipas vendbanimeve janë: 60 nga Prishtina, dy nga Bardhoshi dhe nga një rast nga Barileva, Hajvalia dhe Vranidolli
Ndryshe, gjatë ditës së sotme nga IKSHP, u njoftua se 15 persona kanë humbur betejën me koronavirusin, duke e quar kështu numrin e vdekjeve në 284.
© SYRI.net