Ndalet oksigjeni në Spitalin e Gjakovës, familjarët tmerrohen

Ndalet oksigjeni në Spitalin e Gjakovës, familjarët tmerrohen

14:06, 03/08/2020 Nga A.ZH

Gjendja në Spitalin e Gjakovës sa vjen e rëndohet për nga numri i të shtrirëve me pacinetë të infektuar nga Coronavirusi.

Gjatë ditës se djeshme dyshohet se është ndalur oksigjeni në repartin ku po trajtohen pacientët e infektuar me Covid-19.

Sipas familjar të pacientëve që janë në gjendje të rëndë në mjekimin intensiv, i kanë thënë Syri.net Kosovës në kushte anonimitet se vetëm mbrëmë është ndalur dy herë oksigjeni, dhe nga ta është kërkuar që të bartin bocat e oksigjenit që të funizohen me oksigjen familjarët e tyre që të mos vdesin.

Për me tepër ata deklarojnë se vet mjeku kujdestarë  A.SH, ka nënshkruar në raport që të u lejohet familjarëve të hyjnë brenda e të u ndihmojnë pacientëve.

Syri.net Kosova ka kontaktuar me drejtorin e Spitalit Rajonal të Gjakovës, Hilmi Shalën për të konfirmuar gjitha këto pretendime. Po ai i ka mohuar të gjitha këto duke i quajtur shpifje nga familjarë vetëm sa për t’u futë brenda,

“Është shpifje e familjarëve se po donë me hy brenda me ndejt me familjarët e tyre të cilët po trajtohen pasi janë të infektuar me Coronavirus. Ne ua ndalojmë me polici, e cila qëndron deri në orën 12 të natës vetëm e vetëm mos të i lejojnë të hyjnë”.

Tutje Shala thotë se dje janë furnizuar me oksigjen rreth orës 22:00 dhe se pretendimet për ndalje të tij janë të pavërteta.

“Ne dje në orën 22:00 jemi furnizua me oksigjen nga kontratori që e ka dërguar ShSKUK-ja edhe nuk ka pas asnjë ndalesë të oksigjenit. Po gjitha këto po i shpifin familjarët edhe dje kanë tentuar me hy pas orës 12 të natës kur kane shku policia” – ka përfunduar Shala për Syri.net Kosovën

Në Spitalin e Gjakovës deri në këto momente që po raportojmë janë të shtrirë 46 pacientë me COVID-19.

Prej tyre 26 pacientë të konfirmuar COVID-19 pozitiv, 20  pacientë pritet të testohen, 22 pacientë me oksigjenoterapi, 2 pacientë CPAP mask dhe 1 pacientë në respirator.

   Nga ky spital tregojnë se Covid pozitiv janë: 3 mjekë 13 infermiere, 1 stafe tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco